Vrau kamarierin, Gjykata e Elbasanit dënon Erjon Llapushin, ja me sa vite burg

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 17 vite burg në mungesë Erjon Llapushin, pasi akuzohet për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku.

Erjon Llapushi më 2 tetor 2021 ka vrarë kamarierin Gazment Kurmaku në një restorant Labinot Fushë të Elbasanit.  Ai e ka kapur për fyti kamarierin për një tavolinë dhe më pas e ka vrarë me thikë.

Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg në total për Llapushin për veprën penale “vrasje me dashje”.