Vrau ish bashkëshorten Sabrina Bengaj,merret vendimi dënohet me burgim të përjetshëm Elton Metaj


Elton Metaj, 31 vjeçari që vrau ish bashkëshorten Sabrina Bengaj në shtëpinë e pri ndërve të saj është dënuar me burgim të përjeshëm nga Gjykata e Fierit.

Sabrina Bengaj u ekzekutua mbrëmjen e 10 shtatorit 2021 në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Zhupan të Fierit.

Elton Metaj kishte shkuar në banesën e prindërve të saj dhe qëlloi gjersa ajo po hante darkën.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” me pasoja të rënda, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Prishja e qetësisë publike.

“Shtetasi Elton Bengaj (Meta) dhe Sabrina Bengaj kanë lidhur martesë në vitin 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre. Bashkëjetesa midis tyre është ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës, e cila së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier. 

Edhe pas ndërprerjes së bashkëjetesës të tyre, Eltoni Bengaj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës. Rezulton se, ai ka kërcënuar me armë kallashnikov Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai është arrestuar nga policia më datë 19.09.2020.  Një muaj më pas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e kërkesës së paditëses Sabrina Bengaj, ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për paditësen, me efekt shtirje deri më datë 14.10.2021, duke urdhëruar të paditurin Elton Bengaj  të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi, si dhe të mos kryejë vepër penale të dhunës në familje ndaj paditëses Sabrina Bengaj”, shkruhet në dosjen e prokurorisë së Fierit.