Vrau dhe plagosi 6 gra, Prokuroria del me njoftim zyrtar për Dan Hutrën: Denoncimin e tërhoqi nëna e Elena Hysës
Prokuroria e Tiranës ka reaguar për rastin e lirimit nga burgu të Dan Hutrës i cili vrau dhe plagosi 6 gra ditën e djeshme.
Prokuroria bën me dije se më 16 qershor të 2022-shit ish-bashkëshortja e tij Elena Hysa ka njoftuar shërbimet e policisë se ndihej e rrezikuar nga Dan Hutra i cili ndodhej në banesën e saj.
Në njoftimin e organit të akuzës thuhet se ka qenë nëna e saj Kujtime Hysa e cila mbeti e plagosur, që ka kërkuar që vajza të tërheqë denoncimin për të mos pasur probleme me Hutrën dhe familjen e saj.
Pavarësisht se Elena Hysa nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të policisë, është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërsa prokuroi i çështjes ka kërkuar dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burg.