Vrau Bledar Dedjan pasi kreu marrëdhënie seksuale me të, lirohet nga burgu 17-vjeçari italian
Giovanni Parolin, 17 vjeç, autori i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja, i cili u gjet gjysmë i zhveshur dhe i masakruar me thika më 21 janar të vitit të shkuar, është lënë i lirë. Gjykata për të Mitur të Venecias pranoi kërkesën e avokates së të autorit, për të ndjekur një kurë psikologjike në komunitet.
Shqiptari dhe i mituri, para ngjarjes, ishin takuar rreth 1 vit më parë në ambientet e punës ku Bledar Dedja punonte, ku dyshohet se ky i fundit e bindi të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave.
Ditën e krimit, 17-vjeçari u kap nga disa kamera sigurie të rrugës në sheshin në Paderno del Grappa ku duhej të takohej në Bledarin. Më pas të dy janë filmuar teksa udhëtuan me Mercedesin B-Class të 39-vjeçarit drejt pyllit.
Si ndodhi krimi i rëndë
Autori ishte takuar me Bledarin rreth një vit më parë para vrasjes, kur edhe ishte marrë në punë në picerinë ku punonte shqiptari. Një marrëdhënie e veçantë do të kishte lindur mes të dyve, duke përfshirë “lojërat mes të rriturve”, të cilat 17-vjeçari kishte dashur t’i ndërpriste.
Kështu ai i kishte kërkuar Dedjës që t’i jepte fund historisë që kishin nisur, por burri e refuzoi duke e shantazhuar se do ia tregonte të gjitha familjes së tij. I riu, i vendosur në presion, gjeti zgjidhjen më tragjike.
Fillimisht e thirri për takim në pyll dhe atje e vrau. Të dy u takuan në sheshin në Paderno dhe në makinën e kopshtarit shqiptar, u zhvendosën në Via Colli, ku supozohej të kryenin marrëdhënie seksuale.
Këtu, pasi Bledarit hoqi pantallonat dhe të brendshmet, ndërsa 17-vjeçari i dha goditjet vdekjeprurëse pas shpine që i kushtuan jetën. Për të mësuar më shumë lidhur me shantazhin që shkaktonte shqiptari mbi të riun, hetuesit kanë në dorë aplikacionin “Grindr” ku të dy u njohën dhe kanë nisur zbardhjen e bisedave.
Trupi i pajetë i Dedjës u gjet nga një mik i tij, i shtrirë në një pellg gjaku të shkaktuar nga plaga me thikë që i ishte shkaktuar në shpinë dhe që i kishte shpuar mushkëritë.
Plagët e tjera ishin kryesisht sipërfaqësore: në tëmthin e djathtë, në krahun e majtë dhe në dorën e djathtë me të cilën kishte arritur të kapte tehun që po e masakronte. Plagë të shumta ka pasur edhe në gjoks.
Pas vrasjes në fund të janarit, familja doli publikisht dhe kërkoi zbardhjen e vrasjes, por e shoqja nuk u prononcua kurrë. Ajo dyshonte aq shumë për jetën e fshehtë të Bledarit, saqë dy vite më parë punësoi një hetues privat për të zbuluar të vërtetën.