Altin Kodra, i cili u vendos në regjimin special 41 biss rreth një javë më parë, ka kundërshtuar vendimin në Gjykatën e Posaçme.
Kërkesa e të dënuarit me 22 vite burg për vrasjen e bizmesnenit Zamir Bilali do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Bib Ndreca.
Kalimi i Altin Kodrës në regjimin 41 biss u dha nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Altin Kodra është dënuar me 22 vjet burgim në datën 10 qershor 2008 nga Gjykata e Shkodrës për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ai vrau biznesmenin e tullave në qytetin e Shkodrës, Zamir Bilali, ngjarje e ndodhur më 14 gusht të vitit 2006, pas një grindjeje mes autorit dhe viktimës, fqinjë mes tyre.
Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale. Me vendimin të datës 11 tetor 2012, Gjykatës e Krujës, e ka është dënuar për kryerjen e veprës penale “Largim nga vendi i qëndrimit”.
Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së më 02 korrik 2021 dhe më 04 maj 2022, nga Gjykata e Elbasanit, për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.
NJOFTIMI
Kalimi i tij në këtë regjim u bë nëpërmjet Urdhërit Nr. 623, datë 16.12.2024, “Për vendosjen në regjim të posaçëm të të drejtat në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, të të burgosurit Altin Kodra” të Ministrit të Drejtësisë.
Altin Kodra është dënuar me 22 vjet burgim me vendimin nr. 236, datë 10.06.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale. Me vendimin nr. 128, datë 11.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, është dënuar për kryerjen e veprës penale “Largim nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga nenet 323-25-22 të Kodit Penal. Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë nr. 576, datë 02.07.2021 dhe nr. 278, datë 04.05.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, sipas nenit 324/a/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.
Regjimi i posaçëm “41-bis” është një masë për të burgosurit që janë të përfshirë në veprime të rënda penale, si pjesëmarrës në grupe të strukturuara kriminale, organizata kriminale, banda të armatosura ose organizata terroriste. Ky regjim është një masë për sigurinë e lartë dhe për individët me statusin e të paraburgosurit.
Tentativa e arratisjes
Në shtator 2011, 4 të burgosur në burgun e sigurisë së lartë të Fushë-Krujës, tre prej të cilëve të dënuar me burgim të përjetshëm, u zbuluan në momentet e fundit në tentativë për t’u arratisur.
Forcat e sigurisë i kanë parë ata në tarracën e njërës prej godinave të burgut, në tentativë për t’u hedhur prej saj deri në gardhin rrethues të burgut. Alarmi i dhënë edhe me të shtëna arme nga roja që i ka pikasur i pari, ka çuar në këmbë të gjithë efektivat e burgut, të cilët ndërhynë në kohë duke evituar arratinë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi në atë kohë se të burgosurit që tentuan të arratiseshin ishin të gjithë nga Shkodra dhe me dënime maksimale për krimin e vrasjes.
Ata ishin: Gëzim Guri, 34 vjeç, dënuar me burgim të përjetshëm, Fran Marashi, 33 vjeç, dënuar me burgim të përjetshëm, Prel Vucaj, 39 vjeç, dënuar me burgim të përjetshëm dhe Altin Kodra, i dënuar me 22 vjet heqje lirie.
Dyshohet se plani i arratisë është bërë me kohë, ndërsa është vënë në zbatim më 20 shtator 2011 rreth orës 04:45, kur në Fushë-Krujë binte rrebesh shiu dhe frynte erë.
“Forcat e sigurisë të institucionit kanë konstatuar katër të dënuar të sigurisë të lartë në përpjekje për t’u larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Pasi kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës ku ata qëndronin, kanë prerë 3 hekura të dritares dhe kanë dalë nga dhoma. Ata janë vënë re nga polici i shërbimit, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të Policisë së Burgjeve. Personat janë neutralizuar menjëherë, pa arritur të përmbushnin qëllimin e tyre. Janë marrë të gjitha masat dhe këta të dënuar janë izoluar në dhoma të veçanta”, thuhej në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.
Sipas burimeve, personat në bashkëpunim kanë përdorur një thikë diamanti me të cilën kanë prerë hekurat e dritares në katin e dytë. Më pas ata janë hedhur prej saj në oborr duke u futur në korridorin e një ndërtese tjetër, prej së cilës kanë mundur të ngjiten në tarracë. Mësohet se aty kanë qëndruar për rreth 20 minuta, duke tentuar të orientohen në drejtimin që do të merrnin për të arritur në pjesën ku ishte bërë gati çarja e telave të rrethimit. Pikërisht në këtë moment janë zbuluar nga njëri prej rojeve të sigurisë që ka dhënë alarmin.
Nga burime të burgut bëhet e ditur se të burgosurve u duhej të kalonin dhe disa godina të tjera për të arritur te rrethimi i jashtëm, ku persona ende të paidentifikuar e kishin hapur nga jashtë me pinca. Pas alarmit të dhënë, forcat e sigurisë kanë kërkuar në mënyrë urgjente edhe ndihmën e forcave speciale, të cilët mbërritën disa minuta më pas në vend. Të dënuarit janë neutralizuar në kohë, ndërsa janë izoluar në qeli të veçuara. Ata nuk kanë pranuar të rrëfejnë detaje të këtij planifikimi për arratisje, si dhe as për personat që i kanë ndihmuar në arratisje, përfshirë këtu edhe efektivë të burgut të sigurisë së lartë. Madje, në momentin e kapjes ata kanë ironizuar me shprehi të dëgjuara edhe më parë nga të dënuar që kanë tentuar arratinë: “Ne kemi për detyrë të planifikojmë arratisjen, ju të na ruani”.
Hetimet, anëtari i bandës së Urës Vajgurore, truri i arratisjes
Katër personat që tentuan të arratiseshin nga burgu i Fushë-Krujës rezultonin të dënuar maksimalisht për shkak të veprave të rënda për të cilat akuzohen. Nga hetimet ka rezultuar se “truri”, për këtë arratisje ka qenë i dënuari përjetë, Fran Marashi.
Shkodrani 33-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Ai është ekstraduar nga Italia në vitin 2006, pasi akuzohej si një ndër pjesëtarët e bandës së Urës Vajgurore, ku në trazirat e 1997-s mbetën të vrarë katër policë dhe u plagosën dy të tjerë.
Emri i Marashit është i njohur dhe për arratisjen nga burgu po i sigurisë së lartë në Burrel, tre vjet më parë. Bashkë me Preng Lleshin ai arriti të dilte jashtë burgut, pasi sharruan hekurat e banjës, për t’u arrestuar rreth 30 minuta më vonë, i fshehur disa metra larg burgut.
Të dënuar të tjerë të përjetshëm janë dhe Gëzim Guri, 34 vjeç, dhe Prel Vucaj, 39 vjeç, të akuzuar për vrasje si dhe grabitje me pasojë vdekjen, ngjarje këto të ndodhura gjatë vitit 1997.
I dënuari i katërt është Altin Kodra, 36 vjeç. Ai është dënuar me 22 vjet burg për vrasjen e biznesmenit të tullave në qytetin e Shkodrës, Zamir Bilali. Ngjarja ndodhi më 14 gusht të vitit 2006, pas një grindjeje mes Kodrës dhe Bilalit, fqinjë mes tyre.
Burime nga Drejtoria e Burgut bënë të ditur në atë kohë se se të dënuarit nuk kanë pranuar të flasin se kush ua kishte futur thikat dhe përbërësit prej diamanti me të cilën ata prenë hekurat e dritares së qelisë.