Kastriot Cenko, 39-vjeçari shqiptar që vrau me çekiç gruan e tij 32-vjeçare Alba Cenko, në Ampelokipi të Greqisë, është lënë në burg.
I pandehuri, i cili gjatë seancës gjyqësore thuhet se qante vazhdimisht dhe sipas informacioneve ka zbuluar se është përleshur me viktimën. Ai është shprehur se i janë errësuar sytë dhe në këtë moment ka marrë një çekiç nga çanta e punës dhe goditi gruan e tij.
Gjithashtu, hetuesit dyshojnë se ka tentuar ta kthejë viktimën, por kur e ka kuptuar se gruaja ka vdekur, e ka zënë paniku dhe ka vendosur ta fsheh trupin dhe t’i qetësojë fëmijët e tij, duke pretenduar se nëna e tyre ka ikur nga shtëpia.
39-vjeçari po ashtu ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk e kishte planifikuar më parë krimin.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ