Vrau bashkëmoshatarin pas një sherri në Shkodër, vjeçari dërgohet për gjykim
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 15-vjeçarin Klodian Kolbucaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Emiljano Gjoni.
Ngjarja ndodhi më 14 tetor 2024, në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta, Kolbucaj e goditi Gjonin me thikë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Hetimet e kryera nga Prokuroria dhe Policia e Shkodrës kanë konfirmuar detajet e ngjarjes dhe kanë siguruar provat e nevojshme për dërgimin e çështjes në gjykatë.
Prokuroria shpreh angazhimin e saj për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit të personit.