Vrau 65-vjeçarin që e strehoi, Gjykata lë në burg pa afat Admir Beqirin

Ditën e sotme, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Burg pa afat” për Admir Beqirin, i cili dyshohet se ka vrarë Gëzim Bizgjonin më 6 tetor 2024 në fshatin Gjashtë në Sarandë.

Konflikti mes 42-vjeçarit dhe Bizgjonit dyshohet se ka nisur për uljen e volumit të muzikës dhe më pas Admir Beqiri ka goditur për vdekje 65-vjeçarin. Admir Beqiri u shpreh përpara Gjyjkatës se ka qënë nën efektin e alkoolit, pasi kishte pirë shumë nuk e kishte kontrolluar veten.

Gëzim Bizioni mbeti i vrarë pasi u përlesh në oborrin e banesës së tij me Admir Beqirin. Ky i fundit e ka goditur me shishe në kokë dhe për pasojë Bizioni ka ndërruar jetë në vendngjarje. Beqiri u vu në pranga menjëherë nga Policia e Sarandës. Në momentin e krimit, ai ishte në gjendje të dehur, ku mësohet se të dehurat e tij të përnatshme kanë shkaktuar dhe konflike të mëparshme mes tyre. 40-vjeçari ishte strehuar në shtëpinë e 62-vjeçarit prej një viti.

Check Also

U përfol për ndarjen nga biznesmeni, Luana Vjollca trazon rrjetin dhe poston propozimin për MARTESË!

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, ka ‘’trazuar’’ rrjetin. Ajo në Instagramin e saj ka postuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *