Polica e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave që dyshohen për vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre. Personat e dyshuar janë vëllezërit Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.
E gjithë ngjarja e këtij incidenti me armë zjarri u zhvillua në mes dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, raportojnë mediet e Kosovës.
Një burrë vdiq dje në vendin e ngjarjes, më 26.03.2024 dhe një grua ndërroi jetë sot, më 27.03.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e këtij incidenti.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima Z.G. 48-vjeçare, është qëlluar nga arma e zjarrit teksa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj, e nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në ngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Kërkesë për bashkëpunim në gjetjen e të dyshuarve
Njësia e Përgjithshme e Hetimeve që vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në arrestimin e të dyshuarve.
Të dyshuarit Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berish janë në kërkim për vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmë.
Edhe pse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga policia, kërkime të vazhdueshme, bastisje në disa lokacione etj., të dyshuarit janë ende në arrati, kështu që për çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarve na kontaktoni direkt në:
E-mail: info@kosovopolice.com
Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
Android #app : Lajmero Police
Tel: 192