Vrasje si në filma/ Publikohet video, si ndodhi ngjarja me dy viktima në Korçë

Korça u trondit mbrëmjen e djeshme kur shtetasi Ilo Lluka 60-vjeç qëlloi për vdekje armë zjarri shtetasin Emiljano Pine 40-vjeç dhe më pas qëlloi dhe veten.

Replikë ka siguruar dhe videon e ngjarjes së rëndë, ku shihet me detaje se si ka ndodhur krimi.

Në video shihet qartë Ilo Lluka i cili qëllon 5 herë në drejtim të Emiljano Pine.

Ai e ka qëlluar dy herë fillimisht e tre herë të tjera pasi ai ka rënë në tokë.

Pasi është bindur për vdekjen e 40-vjeçarit Pine ka qëlluar veten poshtë nofullës së djathtë duke dhënë fund jetës së tij.