“Vrasje në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre”/ Ja veprat për të cilat u arrestua Dako dhe 9 ish zyrtarët


Deri më tani ndaj Vangjush Dakos është ngritur akuza vetëm për shpërdorim detyre dy herë. Bëhet fjalë për pallatin e dëmtuar gjatë tërmetit dhe tenderin në vlerën e 22 milionëve që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Ngritja e akuzës u ngrit pas padisë që banorët e pallatit nr 8, lagjja 5 në Durrës për të cilën banorët bënë kallëzim në SPAK në shtator 2020.  Burimet bëjnë me dije se ky pallat ka pasur 4 kate pa leje.

Në orën 19:40 avokati Petrit Ismaili i ish kryebashkiakut ka hyrë në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës.

Por në historinë e tij të karrierës politike, ndaj Dakos janë bërë disa akuza, një prej të cilave ajo e daljes në përgjime në Dosjen “339”, për shitblerje të votave për zgjedhjet e 2017.

Në këtë periudhë, i ftuar në një studio televizive dhe i pyetur për akuzën e lidhjes të tij me grupin e ‘Avdylajve’ të arrestuar për trafik droge, ai thoshte se ‘duart i ka të pastra si akullore”, ndërsa e konsideronte veten në fushatë si supermen.
“Unë në fushatë nuk lëviz as me eskortë politike as me deputetë. Lëviz vetëm me shoferin se nuk më përballon dot njeri. Jam akulllore, i shikon këto duar, janë akullore këto, s’kam prekur as pistoletë, as drogë, as lekë të pista. Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”, deklaronte ai.

Disa prej zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të drejtorisë së Urabanistikës në bashkinë e Durrësit për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arreste nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës (arrest me burg)

Edlira Kertusha juriste tek Ubranistika (arrest shtëpie)

Adi Likmeta, arkitekt dhe specialist në bashkinë e Durrësit  (arrest me burg)

Roza Kovaci (arrest shtëpie)

Adnand Toçilla përgjegjësi i zyrës urbanistike (arrest me burg).