Vrasje në Kamëz! 48-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit! Dyshohet se është vrarë për shkak të hasmërisë (Detajet)

Një ngjarje e rëndë tronditi Kamzën mëngjesin e sotëm, ku rreth orës 07:40 në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është gjetur i pajetë brenda një automjeti Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në këtë zonë.

Dyshohet që 48 vjeçari i cili punonte postar të jetë nxjerë në pritë. Nga dëshmitë paraprake që janë marrë në vendngjarje, banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Kjo ka ngritur dyshimet se mund të jetë vrarë me silenciator. Në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.

Një automjet tip Porsche, ngjyrë gri, po kërkohet nga policia, pasi dyshohet se ka lidhje me atentatin.

Dyshohet se autorët mund ta kenë përdorur këtë mjet për t’u larguar nga vendi i krimit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima e vrasjes në Kamëz është vëllai i Besnik Vishes, i cili ka një të kaluar kriminale.

Besnik Visha është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë më 29 qershor 2001 me 12 vjet burgim për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”. Ngjarja ka ndodhur më 10 prill 1997, kur Visha ka vrarë me armë zjarri Refik Domin, për motive të dobëta. Krimi u krye në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës.