“Vrasje mafioze, do mbetet pa autor”, Berisha komenton ekzekutimin e Eduart Reçi: Ndaj tij nuk figuron asnjë lloj implikimi

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi ekzekutimin e Eduart Reçit.

‘Me vendosjen e përfaqësuesve të mafies në të gjithë drejtoritë e qarqeve, vrasjet, tritoli janë bërë rregull i përnatshëm. Unë dënoj vrasjen e biznesmenit Reçi, ish-punonjës i përgjegjshëm, oficer i përgjegjshëm i Shërbimit Informativ, për të cilin nuk figuron asnjë lloj implikimi, asnjë lloj problematike. Një vrasje mafioze e shtetit mafioz, dhe që si çdo vrasje tjetër, mbetet pa autor dhe pa u zbuluar” tha mes të tjerash Berisha.