Vrasje aksidentale në Bulqizë, dalin detajet/ 34-vjeçari qëllon kushëririn duke e ngatërruar me kafshë të egër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme (16 janar) në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ku dy kushërinjtë Flamur dhe Vasil Kamberi kishin dalë për gjueti. Sipas informacioneve paraprake, 34-vjeçari Flamur Kamberi ka qëlluar me çifte në drejtim të kushëririt të tij, Vasil Kamberi, duke e ngatërruar atë me një kafshë të egër.

Në momentin e të shtënave, dy kushërinjtë ndodheshin në pozita të ndryshme, gjë që ka ngritur dyshime për një vrasje aksidentale. Viktima, Vasil Kamberi, i cili ishte kryetar i fshatit dhe 36 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë transportimit me helikopter për në spital, për shkak të plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar Flamur Kamberin për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa akoma nuk është sqaruar nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e qëllimtë.