Vrasja tragjike e Martin Canit, Luiz Ejlli i dedikon këngën prekëse: Drita u shua, ëndërra u pre…

Luiz Ejlli ka publikuar së fundmi një këngë që ja ka dedikuar të ndjerit Martin Canit 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht nga një baskëmoshatar pranë shkollës. Kënga përmban fjalë prekëse që shoqerohen me fotot e Martinit gjatë viteve, përfshirë edhe momentet e futbollit që ishte ëndërra më e madhe për tëp or u pre në mes.

Një pjesë e tekstit thotë: Në qiellin e trishtuar drita u shua… Në rrugët e jetës ëndrra u pre, në heshtje kujtimi yt do t mbetet përjetë…, këta dhe shumë fjalë të tjera që shprehin dhimbjen dhe kujtimin për të voglin që humbi jetën në mënyrë tragjike.