Vrasja në Shënavlash/ Dëshmia e komshiut të familjes: U hap fjala në fshat se u largua me një grua tjetër…

Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shënavlash, ka tronditur jo vetëm opinionin publik por edhe komshinjtë që jetonin pranë familjes. Një prej tyre rrëfen se babë e bir kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëri tjetrin dhe nuk ka një arsye se përse një gjë e tillë të mund të ndodhte.

Ai ka zbuluar gjithashtu se ka qenë i biri ai që e ka martuar të atin duke i gjetur nuse.

“Njeri punëtor, që është marrë me blegtori, ka punuar. Babë e bir shkonin mirë. Në komunitet nuk ka pasur ndonjë ide që shkonin keq, shkonin shumë mirë. Nuk e dimë si ndodhi kjo gjë. Shkonin aq mirë saqë e martuan të atin. Lajmin e morëm vesh nga shteti, nga policia. Është hapur lajmi në fshat që u largua nga shtëpia me një grua tjetër. Nuk kishte shenja që ishte i kësaj rruge”, tha ai.