Vrasja në Roskovec/ Viktimat po pinin kafe në lokalin e tyre, autori u afrua dhe qëlloi me breshëri plumbash

Vrasja e dy personave me breshëri plumbash automatiku ka tronditur Roskovecin pasditen e kësaj të marte.

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Roskovec. Shkak për krimin e dyfishtë mësohet të ketë një zënkë mes fëmijëve të autorit dhe viktimave të mbrëmjes së kaluar. Dëshimtarët në vend të ngjarjeve bëjnë të ditur se mes familjeve kishin konflikte.

Autori i vrasjeve, Altin Kuka, 49 vjeç ka dalë nga shtëpia me armën e zjarrit kallashnikov dhe ka ardhur në lokalin ku ndodhin viktimat.

Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, xhaxha e nip ndodhin në lokalin e fshatit në qendër të Kurjanit të Roskovecit, kur ekzekutohet nga Kuka.