Vrasja në Has/ 21-vjeçarja i rrahu prindërit, djali i ekzekutoi të vëllain teksa po …
Konflikti për pronat prodhoi viktimën e radhës.
Ryshyt Sallahu u ekzekutua nga Ylber Jaku në Has me njē armē zjarr tip pushkë dhjetëshe.
Replike.al ka siguruar dhe automjetin me të cilin udhëtonte viktima, 41-vjeçar. Nga pozicionimi i mjetit dyshohet që qitja tē ketë ndodhur teksa ai po ecte. Kjo pasi automjeti ka përfunduar anash rrugët, me Ryshytin që pasi është qëlluar ka humbur dhe kontrollin e tij.
41-vjeçari Ylber Jaku ekzekutoi brenda automjetit të tij 34-vjeçarin Ryshyt Sallahu. Ngjarja ka lidhje me atë se çfarë ndodhi një ditë më parë në të njëjtin fshat.
Burime bëjnë me dije se Ryshyt Sallahu është vëllai i 21-vjeçares Artiola Sallahu, e cila u arrestua pasi dhunoi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve Agim Jaku, 65 vjeç dhe Vera Jaku, 60 vjeçe, pas një sherri për pronat.