Vrasja makabre e Renis Dobrës/ Zbardhen dy pistat kryesore të hetimit! Dyshohet për trafik droge dhe konflikt në Tiranë

Janë zbardhur dy pistat kryesore mbi të cilat po heton policia në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë në ujërat e Liqenit të Shkopetit dy ditë më parë. Trupi i tij u zbulua me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara nga armë zjarri, duke konfirmuar dyshimet për një ekzekutim të mirëorganizuar.

Sipas burimeve të grupit hetimor, pista e parë lidhet me të kaluarën e viktimës në Gjermani. Dobra mësohet se ka pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman, ku ka qëndruar për një periudhë kohe në burg. Hetuesit po verifikojnë nëse konflikte të vjetra apo borxhe të mundshme kanë sjellë pasoja fatale për të riun.

Pista e dytë ka të bëjë me dyshimet për përfshirjen e Dobrës në trafik droge. Hetimet janë fokusuar në lidhjet e tij të mundshme me rrjete kriminale që veprojnë si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit. Grupi hetimor po shqyrton gjithashtu një konflikt të ndodhur rreth një muaj më parë në Tiranë, ku Dobra kishte qenë i përfshirë dhe që mund të ketë shërbyer si nxitje për eliminimin e tij.

DINAMIKA E NGJARJES

I riu u gjet bashë me mjetin e tij në liqen, e cila është nxjerrë nga palombarët mesditën e djeshme (10 Korrik) teksa drejt vendngjarjes shkuan edhe ekspertë të kriminalistikës. Kujtojmë që trupi i pajetë i 23-vjeçarit u gjet mëngjesin e së mërkurës (9 Korrik) pranë liqenit.

Screenshot 2025-07-11 112720

Në trupin e viktimës u vunë re plagë në trup dhe shenja të nxira në qafë. Nga ekspertiza rezultoi se Renis Dobra ishte mbytur dhe më pas ishte hedhur drejt liqenit së bashku me makinën.

Ndërkohë plagët e gjetura në trupin e viktimës, sipas ekspertizës, janë shkaktuar gjatë rënies së automjetit në humnerë. Burime bëjnë me dije se ekspertiza mjeko-ligjore po kryhet nga një grup prej tre mjekësh, të cilët janë angazhuar për të përcaktuar me saktësi rrethanat e vdekjes.

Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe motivin e krimit. Mister mbetet telefoni i viktimës. Nuk dihet nëse është marrë nga autorët apo ndodhet në brendësi të automjeti.