Vrasja e Valter Fjerzës në shtator 2023, arrestohet një nga autorët
Pas 1 viti, policia e Shkodrës ka arrestuar një nga autorët për vrasjen e Valter Fjerzës, ngjarje e ndodhur më 21 shtator të vitit të kaluar në Hot të Ri. Në pranga të policisë ka rënë Luçian Mehilli, 21 vjeç. Valter Fjerza u vra pasi u fut të ndante sherrin ku ishte përfshirë i vëllai
Për të, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 21-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të vënë në pranga nga Policia, ka vrarë shtetasin V. F., 33 vjeç.
Në lidhje me këtë rast, Policia ka vënë në pranga dhe shtetasin E. D., për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe po punon për kapjen e shtetasit A. M., të kërkuar për të njëjtat vepra penale.
Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.