Vrasja e trefishtë në Memaliaj/ Ekzekutohet babai i Andrea Kalemit! Vritet dhe kamarieri dhe një klient i lokalit, 1 i plagosur rëndë (EMRAT)


Vrasja e trefishtë ka ndodhur në një lokal pranë godinës së bashkisë në qytetin e Memaliajt. Sipas informacioneve të para objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi i cili ka mbetur i vrarë, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.
Nga informacionet e para mësohet se tre persona kanë mbetur të vrarë në një lokal pranë godinës së bashkisë.

 

Ndërkohë në spitalin e Gjirokastrës ka mbërritur dhe një person i plagosur, që dyshohet se ka qenë aty në momentin kur ndodhi vrasja.

Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.  Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.

Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës por dhe identifikimin e arrestimin e autorëve të këtij krimi të rëndë.

Ekzekutohet babai i Adriatik Kalemit

Një nga pistat e hetimit të këtij atentatit është saga e vrasjeve të nisura në 2022,  me eliminimin me eksploziv të Aleksandër Sadikajt dhe disa muaj më vonë, në Tiranë të biznesmenit Edmond Papa.

Shyqo Kalemi është babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022.

Sadikaj ishte kushëriri i Andrea Kalemit, i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Ky i fundit por dhe i vëllai kanë arritur ti shpëtojnë atentateve.