Vrasja e Rroshkodolit, e shkuara e tij/Del në skenë konflikti me Barush Bregun, “të fortin e Shkodrës”

E shkuara kriminale, dhe përfshirja e tij në disa ngjarje të rënda, të ndodhura më herët, vështirëson punën e policisë për zbardhjen e atentatit ndaj Elis Rroshkodolit. 36-vjeçari u qëllua me breshëri armë mesditën e të premtes (30 Gusht), teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Zdrales, ndërsa 14 prej 18 plumbave të zbrazur nga autori u gjetën në trupin e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas identifikimit të tij, puna e hetuesve u vështirësua, për shkak se Roshkodoli në të shkuarën ka qenë i skeduar, dënuar dhe shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura brenda dhe jashtë vendit.

Konfliktet e viktimës kanë nisur që kur ka qenë në një moshë të re ende pa i bërë 20 vjeç deri kur u qëllua për vdekje në atentatin mafioz të një dite më parë. Së fundi është zbuluar edhe një ngjarje për të cilën 36-vjeçari nuk është përmendur më herët. Bëhet fjalë për një plagosje të ndodhur në vitin 2010, ku Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu. Ky i fundit rezulton gjithashtu i dënuar dhe arrestuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin verior.

Po ashtu në vitin 2014, Rroshkodoli dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Po në Belgjikë dyshohet se ka plagosur një shkodran me mbiemrin Shema dhe një vit më parë është dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit. Ndërkohë policia përveç këtyre ngjarjeve ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima.

Check Also

Sjell pasoja të rënda në shëndet, deri në humbje jete/ Kjo është droga e frikshme që po shpërndahet në Tiranë, vjen nga Serbia

Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë “Tempulli 4” i krijuar nga sektori kundër narkotikëve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *