Vrasja e Roan Brahimit në Greqi, flet bashkëshortja: Fëmija i pa të gjitha, vogëlushin e çova tek…

Për median greke Newsit.gr ka folur partnerja e 32-vjecarit të ekzekutuar dy ditë më parë në Athinë, Roan Brahimit.

“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë gjë.

Erdhi të shtunën e Madhe për Pashkë”.

Në lidhje me ngjarjen ajo u shpreh: “Isha bashkë me të brenda në makinë, por nuk e mbaj mend si ndodhi.

Pastaj dola nga makina”.

Ajo më tej shtoi: “Fëmija i pa të gjitha.

Tani fëmijën e ka mamaja ime, unë jetoj në shtëpinë time.

Nuk jam fare mirë”.

Sipas mediave greke, në momentin që është qëlluar Roan Brahimi, partnerja e tij ka humbur ndjenjat, ndërsa fëmija i tyre ka bërtitur “Babi im, babi im”.

Më pas në vendngjarja ka mbërritur gjyshja e fëmijës e cila e ka larguar prej andej.