Vrasja e Renato Hoxhaj/ Arrestohet një prej dy të dyshuarve, viktima ndihmonte grupin rival për vendndodhjen e …
Një person është ndaluar nga policia pasi dyshohet se është autori i një vrasjeje të ndodhur në këtë qytet.
Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se ndalimi është kryer në Tiranë, ku personi në fjalë është lokalizuar dhe shoqëruar për në ambientet e komisariatit.
Sipas burimeve të policisë, janë dy autorë për vrasjen, por njëri ka arritur t’i shpëtojë policisë dhe të largohet jashtë vendit.
Mendohet se arsyeja pse 58-vjeçari është vrarë është fakti që ai ka dhënë informacione për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur rreth pak vite më parë.
Praktikisht dyshohet se viktima informonte grupin rival të një personi të vrarë për vendndodhjen e tij.
Sipas të dhënave paraprake, i ndaluari dyshohet se ka qenë në dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe mund të ketë pasur rol të drejtpërdrejtë në kryerjen e saj. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.