Vrasja e Pjetër Kazës në Lezhë/ Policia shoqëron në komisariat 10 persona
Një ditë pas vrasjes së 57-vjeçarit Pjetër Kaza në Tale të Lezhës, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorit apo zbardhjen e motivit të krimit. Ndërsa lidhur me ngjarje blutë kanë siguruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave në që janë sekuestruar dhe po analizohen nga grupi hetimor në përpjekje për të identifikuar lëvizjet e autorit ose autorëve para dhe pas ngjarjes.
Ndërkohë burime pranë hetuesve bëjnë me dije se pista kryesore mbi të cilën po përqendrohet hetimi është ajo e gjakmarrjes.
Pjetër Kaza është gjetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në oborrin e banesës së tij në fshatin Tale të Lezhës. Viktima është zbuluar pa shenja jete rreth orës 05:00 nga bashkëshortja, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri me silenciator, pasi nuk është dëgjuar asnjë zhurmë gjatë natës.