Vrasja e Pjerin Xhuvanit, nis seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn! Ekspertët do të japin konkluzionet e eksperimentit hetimorë
Nis seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn dhe oficerët e policisë së Elbasanit në gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm.
Në seancën e sotme 3 ekspertët do të japin konkluzionet e eksperimentit hetimorë që kanë kryer.
Nis seanca gjyqësore për Arbën Paplekajn dhe oficerët e policisë së Elbasanit në gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm. Në seancën e sotme 3 ekspertët do të japin konkluzionet e eksperimentit hetimorë që kanë kryer.
Të pranishëm janë edhe dy-ish nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Nikollaq Palla dhe Albert Nushi dhe 6 efektivë të forcave shqiponja
Gjykata kishte urdhëruar rindërtim të vendit të ngjarjes dhe riekspertim, ekspertët janë të tre të pranishëm në gjykatë
Avokati i Paplekajt tha se ka qenë kohë e pamjaftueshme për ta studiuar dhe nuk është konsultuar me klientin e tij.
‘Kërkoj me shumë kohë, doja t’i bëja me dije gjykatës se klienti im s’ka kërkuar të lirohet me afate ligjore, i kërkoj gjykatës që po ashtu edhe të pezullojë afatet e paraburgimit, sepse ne nuk do ta shfrytëzojmë këtë dispozitë. Kërkojmë shtyrjen e seancës, i kam bërë edhe me shkrim pasi unë kërkoj që të bëj një mbrojte efektive.’- tha avokati.
Prokurori: Është një material prej 40 faqesh dhe kërkesa e mbrojtës është e ligjshme sepse edhe mua me duhet kohë për ta studiuar, edhe pse më një shikim formal akti nuk ka shekeje proceduriale.