Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Gjykata e Apelit dënon me 7 vite burg Arbër Paplekajn


Gjykata e Apelit ndryshon vendimin e dënimit të Arbër Paplekajt.

Gjykata e Apelit ka dënuar me 7 vite burg, Arbër Paplekajn, pjesë e grupit për mbrojtjen e votës, drejtuar aso kohe nga Gazment Bardhi.

Vendimi u dha ditën e sotme, ku gjykata shpalli fajtor Paplekajn për akuzën “vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike”.

“Deklarim fajtor të Paplekajt për “vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psikike” dhe dënimin e tij me 7 vjet”, thuhet në vendim e Gjykatës së Apelit.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ndodhi më  21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Pas një sherri verbal pasi PD dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja e tij dhe u plagosën 4 persona të tjerë; Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

Arbër Paplekaj ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte qëlluar për vetëmbrojtje.

Check Also

Zjarr para bashkisë, protestuesit iu vënë flakën gomave

Zjarr para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e mbledhur para bashkisë si çdo javë i kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *