Vrasja e Oti Kilos përplas dëshmitarët në gjyqin “Plumbi i Artë”! Alibej: Do dëgjoni për shumë Suel Çela në Shqipëri, Petrit Çoli: Do vras veten

Gjatë seançës për operacionin “Plumbi i artë” i pandehuri Xhulian Hoxha, bëri një deklaratë duke theksuar se për vrasjen Oti Kilo, financues dhe organizator nuk është Suel Çela siç pretendon Nuredin Dumani, por është porosi e Erjon Alibej, pasi ky i fundit ka pasur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e Kilos.

“Unë do flas më shumë për këtë gjë në një moment të dytë” pranoi ai në seançën gjyqësore.

I penduari i drejtësisë, Alibej kërkoi që ky detaj të mos zbulohej, ndërsa kishte debat me Xhulian Hoxhën, të çilin e akuzoi se për fjalët e tij po vuan burg përjetë.

Alibej: Mediat të bëjnë durim deri sa unë të filloj deklarimet. Do dëgjoni jo vetëm për Suel Çelën por edhe për shumë Suel Çela të tjerë të Shqipërisë. Janë thënë shumë trillime dhe shumë të pavërteta. Bëni durim se do sqarohen të gjitha.

I pandehuri Petrit Çoli: Unë se dua më jetën por si besimtar që jam, nuk më lejohet të vras veten. Ai më shkatërroi, por bëj 3 vite burg. Nuk i kam parë mbesat e mia, me ka marrë malli dhe jam marrëzisht i dashuruar me gruan time. Unë do vras veten.

Behar Dibra: Për të shpëtuar Nuredinin po shkelni ligjin me të 4 këmbët. Më falni për intonaçionin por janë duke më ikur trutë.