Vrasja e Nikolin Nikës në Itali, kryebashkiaku: Nuk e kishim menduar kurrë…

Ekzekutimi i shqiptarit, Nikolin Nika ka tronditur komunitetin në Komunën e Bettola në Itali.

Kreu i kësaj komune, Paolo Negri, ka thënë për mediat italiane se nuk do ta kishin menduar kurrë që një ngjarje e tillë të ndodhte zonën e tyre.

“Nuk do ta kishim menduar kurrë që një ngjarje kaq e rëndë dhe e përgjakshme të ndodhte në komunitetin tonë të vogël. Unë jetoj disa dhjetra metra larg vendit ku ndodhi vrasja. Isha në shtëpi dhe kur dëgjova sirenat menjëherë e kuptova se kishte ndodhur diçka e rëndë. Këtu në Bettola bashkëjetojnë disa komunitete të huaja, të gjitha janë të integruara mirë. Nuk e kishim menduar kurrë se do të arrinim kaq larg. Viktimën nuk e njihja personalisht, por e kisha takuar 2-3 herë në fshat. Ai punonte si druvar në një kooperativë”, tha kryebashkiaku Negri.

42-vjeçari Nikolin Nika nga Shkodra u vra në rrugë nga nga një 62-vjeçar shqiptar, i cili e goditi 3 herë me thikë në qafë pas një debati mes tyre. Pas krimit, autori u largua, por u arrestua më vonë. Ai la pas gruan dhe dy fëmijë të vegjël, njëri prej tyre ende nuk ka mbushur 1 vjeç.