Vrasja e Martinit te “Fan Noli”, prindërit: Tregoi thikën në klasë, e dinin të gjithë

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani që tronditi vendin, mund të ishte parandaluar.

Sipas prindërve, jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesja, drejtoresha, psikologia e shkollës “Fan Noli” dhe oficerja kanë qenë në dijeni të thikës që autori kishte marrë me vete.

“Përgjegjësia juaj ishte që ata fëmijë të mos vinin as orën e 5 e të 6 që kishin marrë leje. Nga e premtja ishte bërë çfarë ishte bërë dhe për zyshën duhet të merren masa, edhe për drejtoreshën. Edhe oficeren. Gjithë çfarë kanë qenë. Edhe psikologu ishte në dijeni. Dhe kur gjithë klasa po përpëlitej, ai djali kishte thënë ‘prisni ju çfarë do të ndodhë sot’. Dhe vjen me një thikë kaq! Dhe ua ka treguar edhe shokëve” thanë prindër.