Vrasja e Martin Canit, kalohet për gjykim i mituri Mario Përlleshaj
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të të miturit Mario Përlleshaj.
Ai akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani, ngjarje e ndodhur më 18 nëntor të vitit të shkuar në afërsi të shkollës Fan Noli. Gjyqtarja Migena Laska ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale.
14-vjeçari Përllezhaj do të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave. Gjykata refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga 14-vjeçari.
Në sallë, psikologia Lindita Hoxha është shprehur se është dakord që të vijojë gjykimi i zakonshëm për shqyrtim më të detajuar të çështjes në themel.