Vrasja e Martin Canit, familjarët mbërrijnë në gjykatë! Seanca ndaj Mario Përlleshajt mbahet me dyer të mbyllura

Seanca paraprake për vrasjen e Martin Canit po mbahet përsëri në Gjykatën e Tiranës, ku akuzohet Mario Përlleshaj. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, dhe të pranishëm janë familjarët e viktimës, Martin Canit, dhe shoku i tij i plagosur, Luisi. Ngjarja tragjike ndodhi në nëntor të vitit të kaluar dhe tronditi qytetin e Tiranës.

Në seancë është diskutuar edhe kërkesa e dorëzuar nga Mario Përlleshaj për zëvendësimin e masës së sigurisë personale, kërkesë që u refuzua nga Gjykata e Apelit në Tiranë muajin e kaluar. Përlleshaj është i ndaluar në institucionin e Kavajës, dhe dyshimet për krimin janë të forta, pasi ai ka pranuar të ishte pjesë e ngjarjes fatale.

Martin Cani u vra më 18 nëntor të vitit të kaluar, pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Ngjarja u shkaktua nga një sherr, ku si pasojë u plagos edhe shoku i tij, Luisi Meçja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)