Vrasja e Martin Canit, dëshmon autori i dyshuar, Mario Përlleshaj: Thikën e gjeta në rrugë dhe …
Mario Përlleshi ka dëshmuar për herë të parë në Gjykatën e Tiranës për vrasjen e Martin Canit.
Lidhur me pyetjet për dinamikën e ngjarjes ai është shprehur se nuk mbante mend.
Ndërsa sa i takon mjetit prerës, ka deklaruar se nuk ka patur thikë me vete atë ditë, por ka gjetur mjet prerës në rrugë.
Ai pranon se shkaqet e sherrit, ishin vijim i debateve të 3 ditëve para ngjarjes ku ka pretenduar se është goditur me grushta nga Martin Cani.
“Nuk e mbaj mend dinamikën si rrodhën ngjarjet ditën e krimit, nuk kisha thikë, mjetin prerës e gjeta në rrugë ,3 ditë para ngjarjes më goditi me grushte”, tha i mituri.
Pritet që edhe në seancën e ardhshme do vijojë dëshmia e Mario Përlleshajt, pasi këtë të hënë, avokatët e palës së dëmtuar kanë paraqitur kërkesa të tjera sa i takon ekspertizave të kryera.
14-vjeçari Martin Cani u vra në 18 nëntor në Tiranë, në afërsi të shkollës ‘Fan Noli’.