Vrasja e Martin Cani/ Sot protesta e radhës për drejtësi, kërkohet siguri në shkolla

Pasditen e sotme, në orën 18:00 aktivistë dhe qytetarë kanë parlajmëruar një protestë tjetër, në shenjë sensibilizimi ndaj vrasjes së nxënësit të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ , Martin Cani pranë ambienteve të instiucionit të dijes.

Për versionin zyrtar të policisë ka dyshime se është manipuluar. Uniformat blu thonë se pamjet e vrasjes tregojnë se në vendin e krimit ka qëlluar vetëm një person, ndërsa Luis Meçe shoku i viktimës, thotë se u qëllua nga dy persona me thika.

Aktivistët, prindërit dhe qytetarët njoftojnë mardhimin nga shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, në orën 18.00. Qytetarët po marshojnë edhe për një sensibilizim më të madh për sigurinë në shkolla.