Vrasja e Liridona Ademaj, Prokuroria pritet të njoftojë akuzën zyrtare! Vëllai i viktimës i pranishëm në sallë

Sot në Prishtinë pritet të mbahet një konferencë për shtyp nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për të njoftuar akuzën zyrtare lidhur me rastin tragjik të vrasjes së Liridona Ademajt, ndodhur më 29 nëntor 2023. Në sallën ku do të mbahet konferenca, është i pranishëm edhe vëllai i viktimës.

Për këtë ngjarje të rëndë, deri më tani janë arrestuar tre persona:

•Naim Murseli, ish-bashkëshorti i viktimës, i dyshuar si urdhërdhënës i vrasjes.

•Granit Plava, i dyshuar si ekzekutori i ngjarjes.

•Kushtrim Kokalla, i cili dyshohet se ka ndërmjetësuar kontaktin mes urdhërdhënësit dhe dorasit.

Prokuroria në prag të zbardhjes së plotë të rastit

Ngjarja tronditi opinionin publik për shkak të përmasave të dhunës dhe rrethanave të saj. Prokuroria Themelore e Prishtinës pritet të japë detaje mbi akuzat zyrtare dhe ecurinë e hetimeve gjatë konferencës për shtyp, duke hedhur më shumë dritë mbi këtë krim të rëndë.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motiveve dhe përgjegjësisë ligjore të të dyshuarve.