Vrasja e Klaudio Prendit, SPAK merr kompetencat për të hetuar ngjarjen

Vrasja e Klaudio Prendit i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

Do të jetë Spak që do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit, i cili u vra me armë me silenciator në afërsi të Xhamllikut.

Burime nga institucioni i akuzës shprehen se ka dyshime se autorët i përkasin grupi të strukturuar kriminal.

Prendi mori dy plumba, një në gjoks e një në kokë e për pasojë ka humbur jetën për shkak të plagëve. Policia njofton se mjeti tip “Audi” i autorëve është gjetur i djegur.

Klaudio Prendi nuk është emër i panjohur për blutë, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armê zjarri në qytetin e Pukës. Për këtë ngjarje i riu ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që asokohe raportohet që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një makinë mjaft e shtrenjtë ‘Maserati’. Ngjarja asokohe mori nuanca poltike, për shkak se Prendi njihej edhe si krahu i djathtë i kandidatit ‘Bashkë Fitojmë’ Rrok Dodaj.

Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020, pas nisjes së procesit të vettingut.

Ish-gjytari Prendi e nisi karrierën në Gjykatën e Pukës, në vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe për një periudhë shumë të shkurtër kohore ka qenë edhe gjyqtar në GJKKO dhe më pas u dorëhoq pa u vënë në filtër për pasurinë, integritetin profesional dhe pastërtinë e figurës.