Vrasja e ish-efektivit Roland Rexhepi/ Identifikohet autori i pestë i implikuar

Për vrasjen e ish-efektivit Roland Rexhepi në vitin 2009 është identifikuar një tjetër autor nga policia.

Sipas njoftimit të policisë së Elbasnait, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe partnerët vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Për këtë ngjarje janë arrestuar 4 shtetas, njëri prej të cilëve është ekstraduar nga Anglia, 2 muaj më parë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi ndaj G. B., 50 vjeç, banues në Elbasan  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi G. B., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A. Ll., M. T.,  Florind Shabani i ekstraduar nga Gjermania dy vite më parë dhe Donald Hoxha, i cili u ekstradua nga Anglia 2 muaj më parë, kanë vrarë ish-efektivin e antidrogës në vitin 2009 në qytetin e Elbasanit.

mësohet se nuk patur rol parësor në këtë vrasje, por janë ngritur dyshime  të bazuara në prova se ishte njëri prej personave që e mbajtën nën vëzhgim.

Prokurorët e Elbasanit nga provat e mbledhura kanë gjetur një shenjë gishti të Hoxhës në furgonin e përdorur për observimin e viktimës.

Menjëherë pas vrasjes mësohet se Donald Hoxha u largua për në Angli nga ku kishte mundur të siguronte leje qëndrimi pas një martese me një shtetase të BE-së.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë punën për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.