Vrasja e dyfishtë që tronditi Kavajën, njëri prej viktimave u godit në sy të fëmijës së mitur

Një ngjarje e rëndë kriminale ku humbën jetën dy persona ndodhi pasditen e së mërkurës në qytetin e Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sallbeg 2, tek kryqëzimi i valutës. Dy shtetas janë konfliktuar në rrugë, fare pranë banesës së Altin Rexhës i njohur dhe me emrin Sali Rexha. Mes tij dhe Edmond Gosës ka pasur një konflikt të mëparshëm tre ditë më parë.

Edmond Gosa 43 vjeç, edhe ky përdorte një tjetër emër, Armand, ka plagosur me thikë Altin Rexhën, 43 vjeç. Në çastin e konfliktit Rexha ka qenë me djalin e tij. Pas goditjes me thikë, ai ka qëlluar me armë zjarri Gosën.