Vrasja e dy personave në Velipojë, arrestohet Marjo Pali, bashkëpunoi për krimin

Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër person lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë. I arrestuari është Marjo Pali, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Lidhur me ngjarjen jane arrestuar dy persona që dyshohet se janë bashkepunetorë. Punonjës ne hotelin ku ndodhi ngjarja Mario Palin dhe Zyber Zagradi, ky i plagosur në këmbë. Ngjarja ku Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, humbën jetën nga plagët e marra nga të shtënat me armë zjarri, e ka zanafillën disa kohë më parë.Ata u qëlluan nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Zyber Zagradi.  Sipas informacioneve, ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.