Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp foli dhe per vrasjen e Alfred Dedjas, 50-vjeçarit që u ekzekutua të dielën në Ndroq, ishte dëshmitar i vrasjes së Jan Prengës.
“U ekzekutua në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriu që dinte të gjitha. Ai Dedja kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment njeriun që e kishin liruar nga burgu këtë Julianin (Gjoshin) që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar tani e urdhëron në një akt in-ekstremis të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës. E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar”, u shpreh Berisha.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ