Vrasja e çiftit shqiptar, policia: Gruaja qëlloi bashkëshortin, më pas veten

Policia amerikane ka hedhur dritë mbi ngjarjen ku 34-vjeçari Pajtim Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, 27-vjeçare Sabrina Krasniqi.

Çifti u gjetën të vrarë me armë zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe luksoze në Hallandale Beach. Sipas tyre ngjarja ka të bëj me një vrasje dhe më pas vetëvrasjeje.

Në banesën e çiftit shqiptar kishte shënues të shumtë provash, një arush pelushi, një kuti me trëndafila me një dizajn zemre dhe një televizor që ishte ende i ndezur.

Audio e siguruar nga policia e të shtënave me armë zjarri që shkaktoi alarmin ShotSpotter kapi pesë të shtëna radhazi, të ndjekura nga një pauzë e shkurtër dhe më pas një e gjashtë.