Vrasja e Bujar Nasufit një natë më parë/ Autori e priti para banesës… Policia ngre pistat: Dyshohet se u vra për pronat…

Rreth orës 20:20 Bujar Nasufi, viktima e një nate më parë tek Pallati me Shigjeta në Tiranë, ka dalë nga mobileria e tij në rrugën “Irfan Tomini” për të shkuar në drejtim të banesës.

Autori, i maskuar dhe me motorr si shpërndarës picash, pasi e ruajti sapo mbërriti në afërsi të banesës së tij, u prit deri sa bashkëshortja e tij zbriti nga makina. Teksa po parkonte, u qëllua nga një distancë shumë e afërt, me armë të tipit pistoletë. 6 plumba u shkrepën, dy nga rë cilët rezultuan fatal për 56-vjeçarin.

Deri më tani, policia nuk ka mundur të zbardhë konflikte të hapura të viktimës. Ky i fundit njihej si person i qetë. Ndërsa e vetmja pistë ku po hetohet intensivisht janë konfliktet për pronën.

Familja Nasufi, e përbërë nga 5 vëllezër, janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”. Grupi hetimor ka dyshime se pikërisht mosmarrëveshjet për biznesin të kenë dërguar në ekzekutimin e tij. Familjarët kanë deklaruar se pronat janë ndarë që herët dhe ska pasur probleme mes vëllezërve. Por kjo nuk e ka bindur grupin hetimor.