Vrasja e biznesmenit në Tiranë, policia gjen motomjetin e djegur të autorit

Policia e Tiranës ka dhënë një njoftim të ri në lidhje me vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e quajtur “Kodrat e Sharrës”, ku shërbimet e Policisë, gjatë krehjes së territorit, kanë gjetur një motomjet të djegur, që dyshohet se i përket autorit të krimit.

Aktualisht, po vijon puna për hetimin e ngjarjes nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin ligjor të saj. Grupi hetimor është angazhuar intensivisht në sekuestrimin e çdo prove që mund të shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa janë duke u kryer të gjitha veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të krimit.