Vrasja e Ardian Nikulaj, Gjykata lë në burg Ruben Saraivën, portugezi kërkon lirimin për mungesë provash

Seanca gjyqësore për Ruben Saraivën, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ka zgjatur rreth një orë.

Ngjarja dyshohet të jetë një vrasje me porosi, motivuar nga gjakmarrja midis dy fiseve në Lezhë.
 

Prokurori i çështjes kërkoi që masa e arrestit të mbetej në fuqi, duke theksuar se nuk kishte ndryshime në elementët penalë dhe juridikë të akuzës, ndërkohë që avokati mbrojtës kërkoi lirimin e tij për shkak të mungesës së provave. 

Në përfundim, Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të pandehurin.