Vrasja e Agon Zejnullahut/ Mbahet sot protestë para stacionit policor në Lipjan

Do të mbahet sot në orën 11:00, para stacionit policor në Lipjan protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut.

27-vjeçari humbi jetën në orët e para të 7 korrikut, në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit.

Lidhur me vdekjen e tij janë arrestuar dhe ndaluar pesë zyrtarë policorë, ndaj të cilëve peshon vepra penale ‘vrasje nga pakujdesia’.