Vrasja e 5-vjeçarit në atentatin ndaj të atit, vetëdorëzohet në polici 19-vjeçari! Ja roli i tij në krim

Një 19-vjeçar rom, i përfshirë në atentatin në Markopoulos më 1 nëntor ku humbi jetën një 5-vjeçar, është vetëdorëzuar në polici.

Ai u dorëzuar mbrëmjen e së dielës pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti.

Sipas protothema.gr, i riu nuk ka qëlluar drejt mjetit ku ndodhej vogëlushi, por ishte në automjet me autorët.

5-vjeçari u qëllua me plumba brenda makinës së të atit në rrugën Agios Dimitriou.

Autorët e ngjarjes, që dyshohet se romë, shkuan me automjet drejt makinës ku ndodheshin fëmija dhe prindërit e tij (romë) dhe për arsye ende të panjohura kanë nisur të qëllojnë me armë duke e plagosur vogëlushin.

Fillimisht fëmija u dërgua nga të afërmit e tij në Qendrën Shëndetësore Markopoulos dhe prej andej me ambulancën në spitalin e fëmijëve “Aglaia Kyriakou”, por nuk arriti që të mbijetojë.