Vrasja e 3-fishtë në Elbasan/ Kel Kamami i dha 250 mijë euro Talo Çelës/ Nga konflikti Çopja-Alibej tek përplasja e ashpër në vrasjen e vëllezërve Baho…

Vrasja e 29 dhjetorit 2019, ku mbetën të vrarë në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit 3 persona, përkatësisht, Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk, u zbardh pak kohë më parë, pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC.
Provë shtesë, ishte edhe dëshmia e Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë që ka hedhur dritë mbi një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Dumani ka treguar para hetuesve me detaje bisedën edhe me Talo Çelën e me personazhe të tjerë, lidhur edhe me vrasjen e 3-fishtë, të ndodhur rreth 5 vite më parë. 250 mijë euro u paguan për kokën e 3 personave. Gjithçka sipas Dumanit, ka ndodhur për zotërimin e territoreve të drogës. Bëhet fjalë për dy grupe që tonelatat që lëviznin, ishin të sasive të mëdha. Që kapin vlerën e tregut, në dhjetëra miliona euro.

Pjesë nga dëshmia e Dumanit:

“Talo më tha se i kishte marrë Kel Kamamit 250.000 Euro per te realizuar kët punë.
Këtë pun deshën ta benin per tu lidhur me grupin e vëllezërve Copja, pasi vrasja ishte per llogari te tyre, me qellim qe më pas te punonin per te me drogë, por kjo behej vetëm që të shkaterrohej grupi jetër. Grupi që u vranë ishin superior dhe mendjemedhenj. Konflikti ka
nisur pasi grupi Alibej dhe grupi i Copjave kishin porosit një ngarkesë droge ku secili prej tyre kishin 4 milion Euro, 8 ne total. Drogën e mori grupi i Copjave pasi të tjerët u eleminuan. Talo ka-marre-250.000 Euro edhe nga 5 kg kokaine per secilin person që ka marr pjese ne ekzekutim. Edhe pjesemarrësit e tjerë ne ngjarje, thonin kemi marre buke, pra kokainë. Range
Roverin e Alibej e kishte ndjek Talo per 5 ose 6 dite. Ne ket ngjarje kanë marrë pjesë Talo Çela shofer, ne vend të parë ka qenë Miri Hoxhia dhe mbrapa Altin Ndoci. Këto të fundit ishin atentatorët e ngjarjes se Elbasanit. Informacionin për lëvizjet e viktimave i jepte Kel Kamami i cili në ate kohë lëvizte me nje BMW X6 të bardhe. Në kohën kur unë kisha dalë nga burgu Talo vinte shpesh te shtëpia ime ne kat te dytë, së bashku me Altin Ndocin. Gjatë diskutimeve dilnin shumë tema dhe një nga këto tema ishte dhe kjo ku e tregonin per krenari vrasjen e trefishte si dhe atentatin ndaj vëllezërve Baho ku kishin patur kunderpërgjigje te fortë aq sa ishte dëmtuar edhe makina e tyre…”.

Në bisedat e zbardhura është treguar edhe dinamika dhe roli e funksioni që ka pasur gjithësecili, me detaje.

VIJON…