Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar, 30 shokët e tij “zbarkojnë” te vila e pronarit në Itali

Një natë e tensionuar ka përshkuar Foria di Centola në Itali, ku rreth 30 shqiptarë u mblodhën para shtëpisë së AV-së, ndërtuesit 60-vjeçar që qëlloi me armë gjatë një tentative grabitjeje dhe vrau një prej grabitësve të rinj. Mediat italiane raportojnë se grupi i të ardhurve me makina dhe motorë kërkonte përballje me pronarin, i cili më parë kishte plagosur një tjetër bashkëpunëtor të viktimës, ndërsa një person është ende në kërkim.

Pas këtij incidenti, karabinierët ndërhynë me dy patrulla dhe morën masa për të mbrojtur shtëpinë e pronarit, duke shmangur eskalimin e dhunës dhe hakmarrjeve të mundshme në zonë.