Vrasja e 24-vjeçares shqiptare në Itali/ Flet babai: E kam vrarë unë me dorën time se nuk duhet ta kisha dhënë pasi u bë divorci

Met Gjura, babai i Eleonora Trocit, 24-vjeçares që u mbyt nga burri në prani të fëmijëve në orët e para të mëngjesit të së mërkurës njihet nga të gjithë si një burrë “i urtë” dhe “në punë të vet”.

Në një prononcim ekskluziv për gazetarin Enver Doçi, të zbardhur nga “BalkanWeb”, babai i së resë ka treguar se ishin divorcuar para disa muajsh, por ishte kthyer sërish me ish-bashkëshortin pasi pleqtë kishin ardhur dhe kishin kërkuar pajtim. Ai tregoi se lajmin e kishte marrë vesh vetëm sot në mëngjes, pra 24 orë pas ngjarjes.

“E kam vrarë unë me dorën time se nuk duhet ta kisha dhënë pasi u bë divorci. E dërgova për së dyti tek ai burrë. U bëra sebep se erdhi miqësia për ta dhënë te kjo familje”, tha ai për gazetarin Doçi.Të gjitha banorët flasin fjalët më të mira për familjen e 24-vjeçares dhe vetë të renë që e njihnin si një vajzë të urtë që kujdesej për fëmijët pavarësisht vështirësive ekonomike.Ngjarja e rëndë ndodhi në Caserta, Itali, ku viktima kishte vetëm dy muaj që i ishte bashkuar ish-burrit.

Vajza kishte dy muaj që kishte shkuar në Itali dhe se janë tronditur nga lajmi.

 

BURIMI: NEWS24

Check Also

Vetëdorëzimi i motrave Berisha dhe skena e dhunës tek Kodra e Diellit, reagon për herë të parë për REPLIKË, KLEA PRENGA: Ishte një traumë që nuk do ta kaloj lehtë. Do kisha dëshirë të…

Teksa motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan dy ditë më parë në Drejtorinë Vendore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *