Vrasja e 23 vjeçarit në Vlorë/ Gjendet një “BMW” e djegur në dalje të qytetit! Policia: U përket autorëve, u larguan duke ….

Rreth një orë pas ekzekutimit të 23 vjeçarit Gëzim Sinomati,  është gjetur një automjet i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës.

Sipas policisë, dyshohet se automjeti i djegur u përket autorëve të ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Gjithashtu dyshohet se autorët kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Ndërkohë zona është e rrethuar në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.